Site icon PrishtinaPress

Kryesuesi i ZRrE-së: Ende s’e kemi pranuar vendimin e Kushtetueses

Kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, Ymer Fejzullahu, tha për Klankosova.tv se ende nuk e kanë pranuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, në bazë të së cilës qytetarët duhet të kompensohen për energjinë elektrike të faturuar për katë komunat veriore.

“Ende nuk e kemi pranuar vendimin. Unë jam jashtë Kosovës, nesër kthehem. Jemi në pritje të vendimin dhe posa ta pranojmë vendimin do të marrim qëndrim rreth kësaj”, tha Fejzullahu për Klankosova.tv

Me anë të vendimit të sotëm, Kushtetuesja, obligon ZRrE-në për kthimin e mbi 40 milionë eurove të qytetarëve që janë faturuar për rrymën në katër komunat veriore, bazuar në një vendim të narrë nga Zyra e Rregullatorit në vitin 2012-të.

Exit mobile version