4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Kryesuesi i Kuvendit të Mitrovicës Veriore: Trysnia nga ndërkombëtarët ka ndikuar në shtyrjen e vendimit

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Nexhat Ugljanin, ka bërë me dije trysnia ndërkombëtare ka qenë ajo që e ka shtyrë vendimin e për lirimin e objektit komunal që shfrytëzohet nga struktura ilegale.

Ai ka bërë me dije se presioni i BE-së dhe KFOR-it ka qenë i madh për këtë çështje.

“Gjithë ditën kam qenë në vendin e punës. Dhe vendimi për lirimin e objektit ka qenë nën përcjellje të ndërkombëtarëve tërë ditën, ka pasur përfaqësues të KFOR-it, EULEX-it. Ka qenë edhe trysnia nga ndërkombëtarët që ka ndikuar në shtyrjen e vendimit, sidomos pasi bisedimet janë në Bruksel dhe për të mos eskaluar situata. Arsyeja kryesore pse u shty është trysnia nga ndërkombëtarët”, ka thënë Ugljani në një intervistë për “Interaktiv” të KTV-së.


Dje, kryetari i Komunës, Erden Atiq, ka njoftuar se vendimi për lirim të objektit shtyhet deri në pranimin e raportit nga Inspektorati komunal.

“Inspektorati Komunal duhet ta sjellë raportin brenda afatit kohor prej 15 ditësh, pas pranimit të të cilit e pas vlerësimit të të gjetjeve, ky vendim ekzekutohet përmes procedurës përmbarimore, nëse palët kanë refuzuar lirimin vullnetar të objektit”, është thënë në vendim për shtyrje.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img