3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Kryesuesi i KPK’së zhvillon takim pune me shefin e Zyrës së BE’së

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku, ka zhvilluar një takim pune me Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog me bashkëpunëtorë.

Në njoftim thuhet se në fokus të takimit ka qenë diskutimi për intensifikimin dhe thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në mes të sistemit prokurorial dhe mekanizmave të Zyrës së BE-së në Kosovë lidhur me zbatimin e sundimit të ligjit dhe angazhimet e tjera me interes të përbashkët.

“Me këtë rast, Kryesuesi Maloku informoi nga afër Ambasadorin Szunyog për zhvillimin e aktiviteteve që po bëhen për realizimin e obligimeve që dalin në procesin e reformës së sistemit të drejtësisë në Kosovë, të cilat kanë të bëjnë, përveç të tjerave, me fuqizimin e transparencës publike, efektivitetin, efikasitetin dhe llogaridhënien gjatë procesit të punës. Ai, tha se, në mënyrë të veçantë, sistemi prokurorial është duke u angazhuar edhe për”, thuhet në njoftim.

Szunyog ka falënderuar për pritjen dhe ka theksuar gatishmërinë dhe përkushtimin e Zyrës së BE-së në Kosovë për të ofruar ndihmën e nevojshme drejt fuqizimit të mëtejshëm të sundimit të ligjit në Kosovë.

“Në takim të dy bashkëbiseduesit shprehën vlerësimin e përbashkët për rritjen e bashkëpunimit në të ardhmen.”

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img