1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Kryesuesi i Bordit të AKP ishte vëlla i Adem Mikullovcit- me këto fjalë u nda Kurti prej tij

Nazmi Mikullovci, kryesuesi i Bordit të AKP’së që vdiq dje ishte vëllai i Adem Mikullovcit.

Sot në mbledhjen komemorative në nderim të veprës së Nazmi Mikullovci, kryeministri Albin Kurti tha disa fjalë për të para familjarëve, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij.

“Njeriu mund të jetë i zëvendësueshëm për thuajse gjithë gjërat që i bën, por njeriu kurrë nuk mund të zëvendësohet për atë që ai është. Nazmiu, me kujtimet e takimeve me të, por mbi të gjitha me punët e kontributet e tij si profesionist drejtues i nivelit të lartë, në këtë kuptim, është i pazëvendësueshëm për ne, në zemrat tona”, tha Kurti.

Duke përkujtuar jetën dhe veprën e Mikullovcit “në shërbim të vendit, e veçmas në fushën e ekonomisë”, Kurti tha “do të na duhen shumë e shumë vjet për të sjellë në ekonominë e Kosovës një figurë publike që është drejtor si ai, që drejton si ai”.

Më tej, kryeministri tha se Kosovën si ekonomi industriale e njeh prej tij si prej askujt tjetër, përfshirë këtu edhe librat për ekonominë në Kosovë.

Andaj, shtoi ai, fjalët nuk mjaftojnë për ta përshkruar nderin e respektin që kemi e që kam për të, në aspektin e tij personal, profesional e qeverisës.

“Me fjalë rasti në këtë mbledhje komemorative u drejtuan edhe Mentor Mikullovci, djali i të ndjerit, si dhe Kryesuesi i Bordit “Trepça” Sh.A., Bahri Hyseni, Zëvendëskryesuesja e Bordit të AKP-së, Suzana Dautaj- Surdulli dhe Kryesuesi i Bordit “Ibër Lepenci”, Bajram Mustafa, ndërkaq në pamundësi për të qenë i pranishëm për shkaqe shëndetësore me një letër u drejtua Akademik Mynir Dushi”, thuhet në komunikatën e ZKM’së.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img