3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Kryesindikalisti i punëtorëve të shtetit: Nesër ta mbushim stadiumin me flamuj palestinez

Përfaqësues i Sindikatës së Shërbyesve Civilë, Ali Sefaj, ka ftuar që nesër të mbushet stadiumi me flamuj palestinez.

Sefaj në një postim në “Facebook”, ka shkruar se “nuk mund të këtë respekt për vrasësit e fëmijëve”.

“Nesër stadiumin Fadil Vokrri duhet me mbushë me flamuj palestinez ose me me lanë stadiumin zbrazet pa tifoz. Nuk mund te kenë respektin as mikëpritjen tonë vrasesit e 4000 fëmijëve në Gaza!????“, shkroi ai.

Të dielën do të mbahet ndeshja Kosovë vs Izrael. Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kjo ndeshje e cila po luhet në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të vitit 2024 – fillimisht ishte planifikuar të zhvillohej më 15 tetor. Por, ajo ishte shtyrë shkaku i luftës në Lindjen e Mesme.

Pikërisht për shkak të luftës që po zhvillohet mes Izraelit dhe palestinezëve, Policia e Kosovës ka shtuar masat e sigurisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img