Site icon PrishtinaPress

Kryesindikalisti i Policisë viziton familjarët e policit të vrarë, tregon për gjendjen e tyre

Kryesindikalisti i Policisë, Imer Zeqiri, ka thënë se ende nuk kanë informata mbi gjendjen ekonomike të familjes së policit të vrarë, Afrim Bunjaku.

Zeqiri ka treguar se tani për tani familjen e kanë vizituar vetëm për ta ngushëlluar.

“Familjen e policit të vrarë e kemi vizituar vetëm sa për ngushllime dhe për shkak të ditëve që janë me pritjen e njerzëve nuk kemi marr informacione të detajuara se si qëndron gjendja e tyre ekonomike”, tha Zeqiri për Gazetën Sinjali.

Zeqiri e bëri këtë koment kur tregoi se shteti ende nuk ka marrë asnjë veprim për të siguruar pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

“Sa i përket sigurimit shëndetësor nuk është bërë asgjë dhe nuk kemi asnjë përgjigje në kërkesat tona”.

Ndërkohë, shtoi se të njëjtit nuk marrin më as shtesa për rrezikshmërinë në punë, që nga implementimi i Ligjit të Pagave.

“Shtesat për rrezikshmëri nuk janë marrë që nga implementimi i ligjit të pagave dhe deri me sot në këtë kohë nuk kemi asnjë vendim apo njoftim se a do të ndodh pagesa e shtesave për rrezikshmëri”, tha Zeqiri për Gazetën Sinjali.

Tutje, Zeqiri ka treguar se gjendja emocionale e familjes është e rëndë.

“Gjendjes emocionale është e rëndë për shkak të pikëllimit dhe dhimbjes që kanë familjarët dhe ne të gjithë”, tha Zeqiri.

Exit mobile version