1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Kryesindikalisti i Policisë: Rreth 40 zyrtarë policorë kanë dhënë dorëheqje këtë vit, shkak mungesa e kushteve

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, ka bërë të ditur se rreth 40 zyrtarë policorë kanë dhënë dorëheqje me arsyetimin e kushteve jo të mira.

Ai në RTV Dukagjini, tha se shumica e të dorëhequrëve janë profesionistë.

“Për vitin 2023, kanë dhënë dorëheqje rreth 40 zyrtarë policorë, shumica prej tyre kanë qenë të pakënaqur me kushtet dhe pagën. Kjo është shqetësimi jonë, duhet të jetë shqetësim për Qeverinë, të gjithë ata që po japin dorëheqje janë profesionistë. Për ta krijuar një profesionist nevojiten së paku 5 vite”, ka thënë ai.

Zeqiri po ashtu e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, për ndaljen e shtesave të rrezikshmërisë për të gjithë zyrtarët policorë.

Ai ka thënë se të gjithë krenohen me policinë e vendit, por atyre nuk po u plotësohen kushtet bazë. Ai e përmendi, mungesën e sigurimit shëndetësor, mungesën e ligjit të pensionimit e të shujtave.

“Ne të gjithë po krenohemi, po krenohet populli, edhe shteti edhe qeveritarët. Përkundër kërkesave, këta muajt e fundit na ka lind edhe një kërkesë shtesë, që shtesat e rrezikshmërisë në punë që nga implementimi i ligjit të pagës, nuk po paguhen. Kjo ka ndodhë që nga muaji shkurt, për çdo muaj na është premtuar se do ta bëjnë këtë, do ta vendosin në mënyrë retroaktive. I kemi dërguar kërkesë kryeministrit që shtesat e rrezikshmërisë të paguhen, sepse nuk ka logjikë, që një zyrtar policor, nuk ka rrezikshmëri. Çdo zyrtar policor ka obligim ligjor të intervenoj në 24 orë, edhe kur s është në orar të punës. Mosveprimi është vepër penale për neve”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se janë në kontakt me zyrtarët e policisë, të cilët sipas tij i shprehin pakënaqësitë e tyre lirshëm.

Zeqiri tha se për shkak të tensioneve në veri nuk kanë ndërmarrë veprime sindikale.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img