7.1 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Kryesindikalisti i KEK-ut: Nagip Krasniqi vazhdimisht na ka gënjyer

Kryetari i Shoqatës sindikale në Kosova B, Muharrem Gashi, e ka kritikuar ish-drejtorin e KEK-ut, i cili tash gjendet në paraburgim.

Gashi ka thënë se Krasniqi vazhdimisht i ka gënjyer punëtorët e KEK-ut. Ai në Debat Plus, e ka përmendur një rast kur para kryeministrit Albin Kurti i kishin paraqitur disa kërkesa, dhe se sipas tij, Krasniqi kishte gënjyer duke thënë se do t’i plotësonte.

“Para vitit të ri erdhi Kurti, iu drejtova, në këtë menzë nuk mundemi me ngrënë. Kurti e ka thirrur Krasniqin në prani tonë, tha edhe një muaj ditë renovohet, Nagipi na rrejti nërsy kryeministrit. Edhe një muaj ditë kjo menzë lëshohet dhe nuk u lëshua”, tha ai.

Gashi ka thënë se ish-drejtori Krasniqi nuk i ka respektuar punëtorët e KEK-ut dhe nuk i ka plotësuar kërkesat e tyre.

“Kurrë një send nuk na ka kryer, na ka anashkaluar, na ka rëndusr, çdo tre muaj ditë e kemi pasur një takim, nuk i pëlqente, dilte ikte. S’ka pasur qasje të mirë me punëtorët”, ka thënë ai.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img