0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Kryesia vendos sot për demarkacionin

Kryesia e Kuvendit ka njoftuar se do të mblidhet sot në mesditë për ta proceduar demarkacionin
Mbledhja e kryesisë së Kuvendit mbahet në orën 12:00.
Dje kujtojmë se është hedhur gaz lotsjellës nga Driton Çaushi i Lëvizjes Vetëvendosje, në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Punë të jashtme, ku edhe u miratua projektligji për ratifikimin e demarkacionit.
Me gjashtë vota pro, komisioni ka miratuar këtë projektligji për të cilin sot do të merret vesh për seancën e votimit në Kuvend, shkruan Gazeta Express.
Pas gjithë kësaj, persona të dyshuar kishin hedhur bombë në shtëpinë e kryetarit të Komisionit qeveritar, Murat Meha. Mirëpo, gjithçka policia më pas arriti ta deaktivizojë.
Presidenti Thaçi dhe kryeministri Mustafa dhe kryeparlamentari Kadri Veseli, e kanë dënuar sulmin ndaj shtëpisë së kryetarit të Komisionit qeveritar për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, duke thënë se ky akt është i papranueshëm.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img