Në ora 10:00 sot do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit .
Shefat e grupeve parlamentare do të shqyrtojnë kërkesën e 41 deputetëve për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme lidhur me ikjen e rinisë nga Kosova.
Sipas kërkesës të cilën edhe redaksia dje e siguroi, deputetët që nënshkruan për mbajtjen e seancës, kërkuan debat parlamentar lidhur me ikjen e qytetarëve, sidomos të rinjve, si rrezik më i madh që i kanoset vendit që nga paslufta.