Kryesia e Kuvendit ka marrë vendim që me 16 nëntor të mbahet seancë e jashtëzakonshme lidhur me “dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës”.
Kryetari i kuvendit Kadri Veseli tha se Kuvendi po i kthehet normalitetit dhe ka hapa pozitiv që opozita do të jetë pjesë e seancave të ardhshme.
“Kemi edhe një seancë të jashtëzakonshme. Do të jetë me datën 16 nëntor ashtu siç ka kërkuar opozita edhe pse me 18 nëntor është asambleja në Interpol. Në bazë të rregullores 40 deputet e kanë kërkuar këtë”.
“Kuvendi po i kthehet normalitetit ka një komunikim shumë pozitiv pozite dhe opozitë. Do të kemi sot seance që do të jetë vazhdim i pikave të mbetura, presim reflektimin e opozitës ka shenjë të mira që ata të kthehen në seance”, ka thënë Veseli raporton EO.
“Para nesh janë obligimet si liberalizimi i vizave, bashkësia evropiane duhet të reflektoj qe qytetarët të lëvizin lirshëm. Ne nuk do të heqim dorë që dinjitetshëm të lëvizin lirshëm. Askush nuk ka të drejt që askënd ta privoj nga një e drejtë”.
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj tha se presin seriozitet nga Qeveria lidhur me debatin parlamentar për politikat e ministrisë së punëve të jashtme.
“Seanca është caktuar me datën 16:00. Besoj qe qeveria do të jetë e përgjegjshme. Grupi i LDK-së dhe VV-së insiston qe kjo çështje të trajtohet me seriozitet. Ne kemi nevojë të debatojmë dhe të nxjerrim rezultate”.