Site icon PrishtinaPress

Kryesia e Kuvendit mblidhet sot për seancën e jashtëzakonshme për taksën

Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot do të mblidhet për të shqyrtuar kërkesën e deputetëve të opozitës për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme.

Mbledhja do të mbahet në ora 14:00, për të vendosur lidhur me kërkesën e deputetëve të opozitës, pasi që AAK ka mbledhur 41 nënshkrime për seancë të jashtëzakonshme, pas paralajmërimeve të Qeverisë së Kosovës për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe.

Opozita ka kërkuar që seanca e jashtëzakonshme të mbahet më së largu të hënën.

Exit mobile version