0.7 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër

Me SMS janë njoftuar në orët e pasdites së sotme anëtarët e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, për një mbledhje që do të mbahet nesër.

Ndërkohë, Kuvendi i Kosovës përmes njoftimit për media ka bërë të ditur rendin e ditë për mbledhjen e nesërme të Kryesisë:

R e n d i i d i t ë s

1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme,

2. Caktimi i datës për vazhdimin e seancës plenare:

a) Pikat e papërfunduara nga seancat plenare, të mbajtura më 30 dhe 31 mars 2017:

1. Votimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për minierat dhe mineralet,

2. Votimi i Propozim-rezolutës në lidhje me arrestimet e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje,

3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale.

b) Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 11 prill 2017:

1. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

2. Shqyrtimi i Propozim – Programit të Punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për vitin 2017,

3. Interpelanca e Ministrit Blerand Stavileci, sipas kërkesës së deputetit Visar Ymeri, i mbështetur edhe nga 15 deputetë nënshkrues, në lidhje me Kontratën e privatizimit të Kompanisë së Distribuimit të Energjisë Elektrike,

4. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini e Sport lidhur me Mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 03/ L-145 për fuqizim dhe pjesëmarrje të rinisë,

5. Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur për Media,

6. Debat parlamentar sipas kërkesës së deputetes Teuta Haxhiu, e mbështetur edhe nga 9 deputet tjerë nënshkrues, në lidhje me zbatimin e rekomandimeve të Avokatit të Popullit nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës,

7. Debat parlamentar sipas kërkesës së deputetëve Bekim Haxhiu dhe Xhevahire Izmaku, të mbështetur edhe nga 8 deputet tjerë nënshkrues, në lidhje me shkeljen e të drejtave të punëtorëve në Kosovë.

3 Përgatitjet për Seancë plenare të re:

1. Interpelanca e Kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, sipas kërkesës së deputetes Donika Kadaj-Bujupi, e mbështetur edhe nga 15 deputetë nënshkrues, për çështjen e shfrytëzimit e thëngjillit dhe minierën e Sibovcit,

2. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për aftësimin, riaftësimin profesional dhe punësimin e personave nga pjesët veriore të Kosovës,

3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-118 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-139 për procedurën përmbarimore,

4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-132 për Automjete,

5. Shqyrtimi i Programit Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit për periudhën 2017-2021,

6. Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me Propozim-vendimin nr. 20/2017, dt. 10 mars 2017, të Avokatit të Popullit për zgjedhjen e pesë (5) zëvendësve të Avokatit të Popullit,

7. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë lidhur me zbatimin e Ligjit nr. 03/L-178 për klasifikimin e informacioneve dhe verifikimin e sigurisë,

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img