1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Kryesia e Kuvendit mbështetë projekte për shënimin e Ditës së Bamirësisë

Sipas kërkesës së Shoqatës së Invalidëve të UÇK-së, Kryesia ka vendosur edhe për ndërtimin e bustit të Azem Bejtës që planifikohet të vendoset në Dubovc, në shkollën që mban emrin e këtij heroi si dhe kërkesën e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së për ngritjen e bustit të Heroit të kombit, Habib Zogaj në Lladrovc.
Kryesia e Kuvendit të Kosovës, ka miratuar në mbledhjen e sotme financimin e disa projekteve që lidhen me shënimin e 5 shtatorit – Ditën e Bamirësisë.
Kryesia ka vendosur të financojë ndërtimin e shtëpisë për ish pjesëtarin e ndjerë të FSK-së, Lavdim Ademi, me shumën 20 mijë euro. Po ashtu, Kryesia ka vendosur për financimin e Shoqatës së të Verbërve të Kosovës, për projektin “Qasja e personave të verbër në legjislacion”, me vlerë 5.650 euro.
Sipas kërkesës së Shoqatës së Invalidëve të UÇK-së, Kryesia ka vendosur edhe për ndërtimin e bustit të Azem Bejtës që planifikohet të vendoset në Dubovc, në shkollën që mban emrin e këtij heroi si dhe kërkesën e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së për ngritjen e bustit të Heroit të kombit, Habib Zogaj në Lladrovc.
Po ashtu, Kryesia ka aprovuar kërkesën e KMDLNj për përkrahje financiare, me vlerë 3.000 euro, ndërsa përmes këtij projekti KMDLNj do të monitorojë të drejtat e njeriut për personat e privuar nga liria, personat e ndaluar, të paraburgosur dhe personave të dënuar me burg si dhe Ligjin për faljen e dënimit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img