-5.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Kryesia e AAK-së do të mblidhet për të diskutuar rreth draft-statutit për Asociacionin që e pranoi nga BE-ja

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, pasi ka konfirmuar zyrtarisht draft-statutin për Asociacionin, ka lëshuar një kumtesë për media. Ka njoftuar se do ta mbledhë kryesinë për të diskutuar lidhur me të, shkruan Reporteri.net.

“AAK ka pranuar versionin zyrtar të draft-statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Të njëjtin i ka shpërndarë gjithë anëtarëve të kryesisë së Aleancës. Është kërkuar nga anëtarët e kryesisë t’i bëjnë komentet e tyre lidhur me draft-statutin dhe të njëjtat do të diskutohen në mbledhjen e radhës së kryesisë së Aleancës, të thirrur më datë 7 dhjetor, në ora 17:00”, tha Kushtrim Xhemajli, zëdhënës në AAK.

Tutje, ai theksoi se pas komenteve të anëtarëve të kryesisë, AAK do të dalë me qëndrim publik lidhur me draft-statutin e Asociacionit.

“Deri në atë kohë nuk do të ketë prononcime të tjera për këtë temë”, shtoi tutje.

Gazeta Online Reporteri.net ka siguruar dokumentin zyrtar të draft-statutit për Asociacionin që iu dorëzua krerëve të shtetit dhe partive opozitare në Kosovë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img