Familjarë, kushërinj e të afërm të familjes Begaj nga Banja e Malishevës, janë bërë bashkë në mëngjesin e së mërkurës. Të gjithë janë në pritje të lajmeve të reja nga Shkupi, ku po qëndron trupi i pajetë i Visarit 37-vjeçar, i cili sot do mbërrinte për festë në vendlindje.
Familjarët e tij, që jetojnë në Itali, nuk kanë folur ende për aksidentin që i mori jetën djalit të tyre, i cili po udhëtonte për në vendlindje me gjashtë kolegë italianë me të cilët kishte investuar në Kosovë për të hapur një kompani të pilotimit.
Mirëpo, ai nuk arriti të vinte dot.
Faik Begaj, i afërm i familjes, që po priste burrat që nga mëngjesi për kryshnosh, flet për momentin kur kanë kuptuar për vdekjen e Visarit.
“Ai dhe vëllai ishin të lidhur për vendlindjen”, thotë ai. /Tribuna Channel/