0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Kryeshefi i Termokos: Ministria po bllokon projektin, 5 milionë eurosh për zgjerimin e rrjetit

Kryeshefi Ekzekutiv i NP “Termokos”, Fisnik Osmani në një intervistë ekskluzive për Prishtina Press ka treguar për planet e ndërmarrjës për vitin 2024.

Osmani fillimisht tregoi synimet për zgjerimin e rrjetit në 5 lagje të Kryeqytetit, njofton PrishtinaPress.

“Me kapacitet tona, synimi jonë parësor është zgjerimi i rrjetit edhe në 5 lagje të Prishtinës. Për këtë zgjerim e kemi bërë projektin të cilin e kemi dërguar në komunën e Prishtinës, Komuna në nëntor ose në dhjetor ka ndarë 5 milionë euro për Termokosin.”

Disa nga këto zona janë Kazerma Adem Jashari me ndërtesat përreth, Banesat e bardha në Bregun e Diellit, lagjën Lakrishte së bashku me bizniset si dhe Prishtinën e Vjetër duke përfshirë Xhamitë, Shkollat dhe Sahat Kullën gjithashtu dhe Muzet.

“Kjo zonë do t’a prek Kazermën Adem Jashari, pjesën e banesave të bardha, lagjën Lakrishte, dhe pjesën e Prishtinës së Vjetër.”

Kryshefi i NP “Termokos” bëri të ditur se sipas informacioneve të tyre ky projekt i përbashkët me komunën e Prishtinës është bllokuar nga Ministria e Financave, dhe tha se me këtë gjë do të pësojn qytetarët e Prishtinës.

“Informatat e fundit që kemi ne është se bartja e këtyre mjeteve bëhet përmes Ministrisë së Financave dhe e cila është blloku dhe me gjasë do të dështoj si projekt i tille.

Nëse do të ndodh një gjë e tillë atëherë të vetmit që do të pësojnë janë qytetarët e komunës së Prishtinës.”

Osmani në fund shtoi se ata po presin edhe pak ditë për ndonjë vendim final dhe se janë në kontakte të vazhdueshme me kryetarin Rama.

“Ne do të presim edhe pak ditë deri sa të marrim ndonjë vendim final, dhe se ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me kryetarin e komunës për çdo vendim.”/PrishtinaPress/

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img