6.8 C
Pristina
Friday, November 1, 2024

Buy now

spot_img

Kryeshefi i Telekomit: S’ka zjarr në Telekomin e Kosovës, punonjësit janë në vendin e vet të punës!

Pak më parë në disa media u dha lajmi se objekti i Postës së Kosovës që ndodhet në Lagjen Dardania në kryeqytet është përfshirë nga zjarri.

Mirëpo, një gjë të tillë e ka demantuar vet Kryeshefi i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi. Ai ka thënë se Telekomi i Kosovës është duke funksionuar normalisht pa asnjë pengesë a vështirësi dhe se qytetarët s’duhet të shqetësohen.

“Nuk ka zjarr në Postën as Telekomin e Kosovës. Gjithçka është në rregull dhe demantojmë lajmin për gjoja “shpërthimin e zjarrit në Postën e Kosovës”.

Sipas orarit dhe detyrave të punës, punonjësit dhe zyrtarët e Telekomit janë në vendin e vet të punës dhe nuk ka kurrfarë zjarri në objektin apo zyrat e Telekomit.

Telekomi i Kosovës është duke funksionuar normalisht, pa asnjë pengesë apo vështirësi. Qytetarët nuk duhet të kenë asnjë lloj shqetësimi për këtë informatë të pasaktë të lansuar me qëllime të caktuara.

Ftojmë mediat që para çdo emetimi të lajmit, të marrin informata të sakta dhe zyrtare nga përgjegjësit për komunikim në Telekom, të cilët janë në dispozicion 24 orë çdo ditë të javës, për të konfirmuar çfarëdo shqetësimi para publikimit, për hir të informimit të saktë dhe objektiv”, ka shkruar Istrefi, përcjellë Indeksonline.

Edhe Daut Hoxha, Zëdhënës i Policisë së Kosovës për Indeksonline ka thënë se nuk kanë informacione se Posta e Kosovës është kapluar nga zjarri.

“Deri tani nuk është pranuar ndonjë informatë për ndonjë reagim të Policisë në ndonjë rast zjarri, megjithatë ju lustim që të kontaktoni edhe kompetentët nga shërbimet emergjente ose zjarrfikësat”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img