Kryeshefi i pezulluar i KEK-ut, Nagip Krasniqi merr pagë rreth 3500 euro për punën në këtë korporatë. Derisa paga mesatare e një punëtori është 627 euro.
Kryetari i Sindikatës së Re në KEK, Nexhat Llumnica, ka deklaruar mbrëmë se Nagip Krasniqi, kryeshefi tashmë i pezulluar në KEK pas arrestimit nga Policia e Kosovës, merr pagë rreth tre mijë e 500 euro për punën në ndërmarrjen publike.
Ai tregoi po ashtu se paga mesatare në KEK është 627 euro.
“Kryeshefi i KEK-ut e ka pagën 3500 euro, ndoshta më shumë pagë, kur te llogaritësh që është dy herë më e lartë se e kryeministrit. Ndonjëherë hezitojnë me fol edhe me neve sepse kanë pare shumë e neve nuk na shohin”, tha ai.
Gjithashtu, Llumnica u ndal edhe kërkesat e punëtorëve karshi menaxhmentit të KEK-ut.
“Paga e tyre mesatare (jo të menaxhmentit se kanë paga më të larta), paga mesatare është 627 euro e punëtorëve që punojnë me ndërrime, jashtë orarit e që jepinë mund të jashtëzakonshëm. Nuk mjafton për mundin që e bajna. Ne nuk po kërkojnë lëmoshë, por ndjersën tonë. Në ndërmarrjet publike në vendet tjera, në buxhet për paga 27%-30% është një rregull e pashkruar që po të jetë një kompani e fuqishme”, shtoi ai.
“Në një pasqyrë që pamë, pagatv e KEK-ut, nuk mund të jenë as 15% të të hyrave financiare të korporatës. KEK-u e ka mundësinë e ngritjes financiare të pagave, t’i shlyjë borxhet ndaj punëtorëve. 105 milionë euro i ka të deklaruara”.