1.6 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Kryeshefi i KOSTT-it: Kohëve të fundit ka pasur tendenca për interferime nga anëtarët e Bordit

Përplasje e pakënaqësi patën anëtarët e Bordit të Ndërmarrjes Publike të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) me kryeshefin e këtij institucioni, Evatar Zeqiri. Ky i fundit, akuzoi Bordin rreth tendencave për interferime.

Gjatë shqyrtimit të raportit vjetor të KOSTT-it në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, kryeshefi i KOSTT-it, Evatar Zeqiri, ka thënë se kohëve të fundit pjesën kryesore të punës është dashur të merret me dy anëtarët e Bordit, Ajrina Gashin dhe Nebih Zariqin, pasi sipas tij, janë marrë më shumë me prokurorim sesa vetë ai.

“Muajt e fundit ka pas tendenca për interferime nga anëtarët e Bordit. Këtu kem anëtarët të cilët janë marrë më shumë më prokurim sesa unë… ka raste të tilla individuale. Zonja Gashi dhe zotëri Zariqi kanë kërku që me raportu zyrtari i prokurimit. Përgjegjësitë janë individuale mirëpo llogaridhënia mbetet të kryeshefi. Kohëve të fundit është bërë e pamundshme me punu prej tyre. Pjesën kryesore të punës m’u ka dasht me u marrë me dy anëtarë të Bordit. Nuk e kam njoftuar Kuvendin se kam mendu që këto çështje mund të zgjidhen dhe janë kalimtare. Unë kam marrë vlerësimin 2-sh. Dosjet e prokurorimit janë në platformë. As unë s’kam qasje. Informatat që janë publike janë publike, ‘filet’ nuk janë publike. Kam pas probleme edhe me staf. Janë marrë me çështje që s’janë të Bordit, por të memaxhmentit. Nuk mundet dikush me konstatu shkelje përderisa janë institucionet kompetente”, ka thënë Zeqiri, raporton EO, transmeton Klankosova.tv.

Anëtarja e Bordit, Ajrina Gashi, ka thënë se asnjëherë nuk i ka penguar në punë kryeshefit. Për këtë, tha se është e gatshme të japë përgjegjësi.

“Nuk e mohoj që kam kërku raporte që janë të incizuara. Në fillim të vitit 2024 një anëtar i bordit e ngrit një çështje për transformatorin… Edhe kur kemi kërku raport për të ka qenë procesi i mbyllur… kompania ‘Madkos’ na ka paditë. Po më vjen shumë keq nga kryeshefi. Unë e kam përkrah kryeshefin në çdo sferë. Asnjëherë të vetme kryeshefit ekzekutiv nuk i kam shku në zyre me i pengu gjatë punës. Nëse kam kërku diçka jashtë ligjit, jam e gatshme me dhanë përgjegjësi para cilitdo organ shqyrtues ose ligjor”, ka thënë ajo.

E anëtari tjetër i Bordit, Nebih Zariqi, ka thënë se kohëve të fundit kryeshefi i KOSTT-it e ka luajtur rolin “kinse bordi është jo-ekzistent”.

“Ia kemi dhanë përkrahjen maksimale, çdo moment që e ka kërku, çdo rregullore që e ka pru. Kohën e fundit në mënyrë shumë të ashpër ka nis me lu një rol gati se Bordi është jo-ekzistent. Me kënaqësinë më të madhe e kemi votu këtë djalë që është këtu.  Nuk kemi intervenu në fazën e prokurimit”, ka deklaruar Zariqi.

E anëtari tjetër i KOSTT-it, Jeton Mehmeti, ka thënë se kanë pas standarde të larta profesionale dhe ka pas probleme të brendshme, qysh në javën e parë. Sipas tij, e kanë pasur të vështirë me i respektu standardet për faktin e problemeve të brendshme.

“KOSTT-i ka arrit të mbajë mirëkuptimin me mekanizma kombëtarë dhe ndërkombëtare, në periudhë të krizave është formuar komunitetin që ka marrë vendime. Probleme që nga lufta në Ukrainë. Me përkushtim maksimal, vërejmë rezultate pozitive, në aspektin e bilancit”, ka thënë Mehmeti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img