-3.6 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Kryeshefi ekzkekutiv i “Sport Marketing” për projektin “Verë n’Dimën”: Lëvizja Vetëvendosje po bllokon zhvillimin e një nga organizimeve më të mëdha në kryeqytet

Kryeshefi Ekzekutiv i ndërmarrjes publike “Sport Marketing” shprehu angazhimin e tij të plotë për ta bërë atë financiarisht të qëndrueshme, duke përballuar sfidat e vazhdueshme të menaxhimit dhe financimit, raporton PrishtinaPress.

Ai theksoi se ndërmarrja ka qenë për vite me radhë viktimë e keqmenaxhimit dhe shfrytëzimit si qendër punësimi, ndërsa buxheti i pamjaftueshëm është shpesh përdorur për të mbajtur gjallë pagat e punonjësve me vonesa të mëdha.

Në këtë kontekst, Kryeshefi nënvizoi rëndësinë e projektit “Verë N’Dimën”, i cili është pjesë e planit të zhvillimit dhe vetëqëndrueshmërisë financiare të ndërmarrjes.

Ky projekt do të sjellë më shumë se 200 mijë euro në vit dhe një investim të konsiderueshëm në infrastrukturën e gastronomisë, përfshirë ndërtimin e 120 shtëpizave të reja për tregtarët.

Ai gjithashtu përmendi programet artistike dhe kulturore që do të zhvillohen në kryeqytet, duke përfshirë investime si pista patinazhi dhe karusel, të cilat do të sjellin përfitime të dukshme për komunitetin dhe bizneset.

Për më tepër, Kryeshefi theksoi se të gjitha këto investime janë financuar nga sektori privat, duke shmangur përdorimin e fondeve publike./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img