Tregu i Gjelbërt në Prishtinë tash e disa muaj pothuajse edhe vite është i stërmbushur me mbeturina të shumta.
PrishtinaPress ka dalur në teren për të shikuar gjendjën e këtyre mbeturinave, të cilat janë problem i madh për banorët afër asaj zone.
Kryeshefi ekzekutiv i KRM “Pastrimi” ka folur për Prishtina Press rreth kësaj çeshtje, i cili theksoi se kompania ka filluar t’i heq ato por ka thënë se ai vend po keqpërdoret nga tregtarët e Tregut të Gjelbërt.
“I kemi nis me i largu ato, mirepo ajo pjese aty duhet me u largu krejt sepse ajo veç keqperdoret nga tregtaret. Ne nuk ofrojm per tregun sherbim.”
Ai gjithashtu tha se për banorët është duke u kryer sherbimi në mënyrë të vazhdueshme dhe të rregullt.
“Banorve perreth ju ofrojme sherbim dere me dere, RTK e ka sherbimin me kontejnere ndamas.”
Në fund shtoi se edhe sonte do të fillojn të pastrojn atë zonë.
“Edhe sonte ne mbramje kemi me largu diqka“./PrishtinaPress/