Kryeredaktori i Radio Televizionit të Kosovës, Xhymret Veliu, ka reaguar ndaj arrestimit të Bedri Halimit, Kryeinspektorit të ministrisë së Mjedisit.
I njëjti ka thënë se Halimi mund të ketë menaxhuar keq, por nuk është hajn.
“Ai është një patriot që vështirë ia gjen shokun/shoqen, i burgosur politik që ka qëndruar vertikalisht para trotuareve ç’njerëzore në burgjet serbe. Veç le të dihet”, ka shkruar ai.
Halimi është arrestuar në aksionin e djeshëm të Policisë, në rastin e njohur si “Brezovica”. Të njëjtit i janë caktuar 30 ditë paraburgim, derisa akuzohet për keqpordorim të pozitës zyrtare.