0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Kryeqyteti i Ukrainës goditet nga ‘sulme të tmerrshme me raketa’ ndërsa pushtimi rus hyn në ditën e dytë

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba ka thënë se “sulme të tmerrshme me raketa” kanë goditur Kievin në sulme që ai i krahasoi me granatimet e qytetit të vitit 1941 nga Gjermania naziste.

“Hera e fundit që kryeqyteti ynë përjetoi diçka të tillë ishte në vitin 1941 kur u sulmua nga Gjermania naziste”, shkroi ai në Twitter, përcjell Telegrafi.

“Ukraina e mposhti atë të keqe dhe do ta mposhtë këtë të keqe. Ndaloni Putinin. Izoloni Rusinë. Prisni të gjitha lidhjet…”

Ndërkohë, siç vë në pah BBC, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, thotë se është “i bindur” se presidenti rus Vladimir Putin do të përpiqet të rrëzojë qeverinë ukrainase.

Në një intervistë me transmetuesin amerikan ABC, Blinken tha se ishte “pjesë e planit rus” për të sulmuar kryeqytetin Kiev dhe qytete të tjera të mëdha në Ukrainë, së bashku me fillimin e një sulmi të shumëanshëm ndaj vendit nga veriu, lindja dhe jugu.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img