1.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Kryeqyteti i Kolumbisë zgjedh për herë të parë një femër kryetare, pjesë e LGBT-së

Claudia López, një politikane homoseksuale që reklamon veten si “të pakorruptueshme”, është bërë gruaja e parë që u zgjodh kryetare e kryeqytetit të Kolumbisë, Bogotá.

Kandidatja 49-vjeçare e të majtës qendrore fitoi 35.2% të votave me pothuajse të gjitha votat e numëruara.

Kryetari i Bogotás konsiderohet gjerësisht posti i dytë më i rëndësishëm politik në Kolumbi pas presidencës.

“Jo vetëm që fituam, por ne po ndryshojmë historinë,” tha López në Twitter.

Ajo mundi ngushtë liberalin Carlos Fernando Galán, i cili mori 32.5% të votave.

Kush është Claudia López?

Një gazetare e kthyer në politikane,López është anëtare e partisë së Aleancës së Gjelbër të vendit. E njohur për kritikën e saj të hapur ndaj politikanëve të krahut të djathtë, ajo gjithashtu është përfshirë shumë në përpjekjet antikorrupsion në Kolumbi.

Politikat e saj përfshijnë vendosjen e më shumë policëve në rrugë, luftimin e punës së fëmijëve dhe krijimin e mundësive më të mira arsimore për njerëzit mbi 45 vjeç.

Fitorja e López ishte gjithashtu shkak për festime në mesin e komunitetit homoseksual të vendit. Partnerja e saj është Angélica Lozano, një politikane tjetër e Aleancës së Gjelbër.

“Kjo është dita e gruas,” u tha López mbështetësve duke festuar fitoren e saj në kryeqytet. “Ne e dinim që vetëm duke u bashkuar mund të fitonim. Ne e bëmë atë. Ne u bashkuam, fituam dhe bëmë histori!”

Renata Segura, drejtore e asociuar e Forumit për Parandalimin e Konflikteve dhe Paqes dhe një shoqe e çiftit, tha në Twitter: “Ky është një simbol i rëndësishëm, një shenjë ndryshimi dhe e gjërave të mira që do të vijnë”.

Çfarë ndodhi tjetër në zgjedhje?

Shtatë kandidatë u vranë, një duzinë u sulmuan dhe më shumë se 100 morën kërcënime në të gjithë vendin, sipas misionit të vëzhgimit zgjedhor.

Me gjithë dhunën, kreu i zyrës së regjistrit kombëtar tha se sondazhet ishin më paqësore për zgjedhjet e fundit lokale dhe rajonale.

Ish-grupi gueril i krahut të majtë Farc, i cili nënshkroi një marrëveshje historike paqeje në 2016-ën me qeverinë pas më shumë se 50 vjet në konflikt, pati kandidatët në zgjedhje për herë të dytë.

Ata fituan një shumicë në një qeveri komunale në jugperëndimin e vendit.

Në veri, Guillermo Torres, një ish gueril i njohur si këngëtari i Farc për shfaqjet e tij të muzikës tradicionale kolumbiane, u zgjodh kryetar i departamentit të Bolivarit. /kp/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img