1.5 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Kryeprokurori Shala për vrasjen në Prizren: Konflikti nisi për faturë, arma nuk është gjetur

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Admir Shala, ka folur për Gazetën Express për vrasjen që ndodhi mëngjesin e sotëm në dalje të Prizrenit, ku mbeti i vrarë një 31-vjeçar me origjinë nga Kukësi dhe u plagos një 27-vjeçar. Kryeprokurori Shala tha se konflikti ka nisur në lokalin “Kobra City” lidhur me pagesën e faturës së shërbimeve. Teksa për këtë rast konfirmon ndalimin e 6 personave në mesin e tyre edhe ndalimin e Dibran Hoxhajt i njohur si “Kobra”, në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Kryeprokurori Admir Shala tha se prokuroria është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e rastit, ndërsa arma me të cilën dyshohet se është kryer krimi nuk është gjetur akoma.

Ai tha se Dibran Hoxhaj është i dyshuar për veprën penale “vrasje e rëndë”, ndërsa të ndaluarit e tjerë për “pjesëmarrje në rrahje”.

“Sot në orën 04:10, policia ka marrë informatë se ka pasur të shtëna në afersi të lokalit “Kobra City”, në dalje të Prizrenit rruga Prizren- Kukës. Dyshohet se ngjarja tragjike ka ndodhur pas një konflikti në lokalin “Kobra City” me disa shtetas të Shqipërisë, lidhur me pagesën e faturës së shërbimeve”, tha për Gazetën Express kryeprokurori Admir Shala.

“Në momentin që shtetasit V.C., R.Sh dhe A.B, po largoheshin me automjetin e tyre te markes Audi, dyshohet se shtetasi D. H, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të tyre”, shtoi ai.

Shala thekson se 27-vjeçari i plagosur është jashtë rrezikut për jetë.

“Si pasojë e të shtënave me armë zjarri 31-vjeçari me inicialet V. C., dhe R. Sh., 27 vjeç, të dy nga Kukësi janë plagosur, ku si pasoj e plagëve shtetasi V.C. ka vdekur, ndersa shtetasi R.SH. ka pësuar lëndime trupore dhe është jashtë rrezikut për jetë”.

Tutje, kryeprokurori Shala theksoi se organet e rendit të Kosovës dhe Shqipërisë janë në bashkëpunim për zbardhjen e rastit.

“Prokuroria Themelore në Prizren së bashku me Policinë e Kosovës, janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, me qëllim të sigurimit te provave dhe zbardhjes së rrethanave të ngjarjes. Organet e zbatimit të ligjit të Kosovës dhe ato të Shqipërisë janë në bashkëpunim për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. I dyshuari D.H. dyshohet për veprën penale vrasje e rëndë”, tha Shala për Gazetën Express.

Pas bastisjes, është mbyllur lokali “Kobra City” në Prizren. Në vendngjarje janë gjetur të paktën tri gëzhoja plumbash si dhe është hasur lokali i demoluar.

Gazeta Express raportoi se bastsisje janë kryer edhe në shtëpinë e Dibran Hoxhës i cili njihet si “Kobra”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img