2.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Kryeprokurori Isufaj pas pretendimeve të Haki Abazit: Të hënën do ta intervistojmë Kurtin dhe Haxhiun

Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi, sot i ka dhënë fund “luftës së ftohtë’ të tij me kryeministrin Kurti duke bërë pretendime të forta kundër tij. Mes tyre ishte edhe fjala për një video-inçizim që sipas tij do të zbardhte zhdukjen e mostrave në IML të Astrit Deharit.

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj ka dhënë një përgjigje për Gazetën Nacionale, për pretendimet e Abazit se duhen të intervistohen kryeministri Kurti e ministrja Haxhiu për zhdukjen e mostrave në rastin Dehari.

Isufaj ka thënë se kjo do të ndodhë në ditën e ardhshme të punës.

“Nëse ka thënë ashtu, ne nëser do ta intervistojmë Kurtin e Haxhiun. Në fakt të hënën, meqenëse nesër nuk është ditë pune, menjëherë në ditën e ardhshme të punës, do t’i i ntervistojmë.” – ka thënë Isufaj.

Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi, ka “shpërthyer bombën” me deklaratat e tij në konferencën e sotme për media në hollin e Kuvendit.

Abazi tha se ka video-incizime që dëshmojnë kush i ka zhdukur mostrat e Astrit Deharit në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Audio-incizimet konfirmojnë diskutimin ndërmjet Saranda Bogujevcit, Mimoza Kusarit e Dejona Mihalit për ngulfatjen e zërit të deputetëve brenda Kuvendit. Video-incizimet janë ato që ju duhet t’i kërkoni për të konfirmuar se kush ka zhdukur mostrat e Astrit Deharit”, tha Abazi.

Sipas tij, pyejet që ka ngritur ai rreth rastit Dehari, kanë bërë që të kërkohet shkarkimi i tij.

“Hulumtimi im, diskutimet që kam bërë me njerëz përgjegjës kanë sjellur tek shkarkimi dhe anatemomi brenda VV-së. Shkarkimi im është minor ndaj borxhit që kemi se ka ka ndodhur me rastin Dehari, si është e mundur në pushtetin e VV-së të zhduken mostrat e Astrit Deharit, dhe kryeministri Kurti të mos e thotë asnjë fjalë të vetme”, tha Abazi më tutje.

“As si deputet nuk mund të rrijmë të heshtur përballë një procesi të tillë, dhe duhet ta kryejmë punën që na takon për ta zbardhur këtë temë. Instituti monitorohet 24 orë nga kamerat dihet qartë se kush ka hyrë tek frigoriferi dhe ka nxjerrë mostrat që kanë qenë të vendosura nën mostrat tjera dhe janë zhdukur. Porosia ime për Albulena Haxhiun është që të kryejë punën e saj”, deklaroi Haki Abazi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img