Site icon PrishtinaPress

Kryeprokurori i Speciales kërkon që gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve të nis jo më vonë se në shtator të 2021-s

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Gjykatën Speciale, ka paraqitur shtatorin e vitit 2021 si datën më të vonshme për fillimin e gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.

Në parashtresën e kryeprokurorit Jack Smith, theksohet se ky gjykim duhet të nis verën e vitit 2021 ose jo më vonë se shtatori, shkruan Telegrafi.

Po ashtu në këtë parashtresë thuhet se mbrojtja duhet të ketë mundësinë që të përgatitet për gjykim.

“Mbrojtja duhet të ketë mundësi për t’u përgatitur për gjykim por duke pasur parasysh atë që ka ofruar mbrojtja, dhe kjo duhet të marrë muaj, jo vite. Për këtë arsye, kryeprokurori njofton që gjykimi të fillojë këtë verë, dhe jo më vonë se muaji shator i vitit 2021”, thuhet në njoftim.

Në seancën e parë statusore të mbajtur në 18 nëntor 2020, avokatët e të akuzuarve kishin kundërshtuar këtë qëndrim duke thënë se atyre u duhet më shumë kohë për t’u përgatitur për rastin.
Disa prej tyre kishin përmendur vitin 2022 si më idealin për të nisur gjykimi. /Telegrafi/

Kërkesën e plotë e Prokurorit Smith mund ta gjeni KËTU

Exit mobile version