Site icon PrishtinaPress

Kryeprokurori i Hagës kërkon vazhdimin e paraburgimit për Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin

Kreu i Prokurorisë Speciale të Hagës, Jack Smith, në dy vendimet e publikuara në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara ka kërkuar që Gjyqtari i Procedurës Paraprake të vazhdojë paraburgimin për Jakup Krasniqin dhe për Rexhep Selimin. 

Smith në argumentimin e tij ka thënë se ende ekziston rreziku “për arratisje, shkatërrim, fshehje, ndryshim provash të një krimi” dhe për “pengim të procedimit penal”.

“Për këto arsye, Gjyqtari i Procedurës Parakrake duhet të urdhërojë vazhdimin e paraburgimit për z.Krasniqi”, thuhet në vendim 

E njëjta kërkesë nga Smith është bëre edhe për Rexhep Selimin. 

Exit mobile version