Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, ka pritur në takim gjatë ditës së sotme Majorin May, prokuror me përvojë 30 vjeçare në shtetin federal të Xhorxhia në SHBA, tani Kryesues i Zyrës Ligjore në kampin Bondsteel dhe pjesëtarë të KFOR-it amerikan të këtij Kampi.
Fillimisht Gashi iu shprehu mirëseardhje të pranishmëve, si dhe i njoftoi për organizimin, funksionalizimin e aktivitetet e përditshme të cilat i realizon kjo prokurori.
“Gjatë këtij takimi u diskutua mundësia e rritjes së bashkëpunimit me të njëjtit, veçanërisht në ofrimin e trajnimeve nga ekspertë të fushës penale, bazuar dhe në përvojën e tyre në ShBA, për prokurorët e kësaj prokurorie, në shërbim të sundimit më të mirë të ligjit”, u tha në njoftim.