Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, sot do të deklarohet për media lidhur me audio-inçizimin e përgjimeve telefonike, në të cilat flitet kryesisht për punësimin e militantëve të PDK-së, nëpër institucione të ndryshme.
Prokurori pritet të flas nëse do të nis hetimet lidhur me audio-incizimin e përgjimeve telefonike të publikuar tek “Insajderi”, dhe ku protagonisti kryesorë është Adem Grabovci, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, si dhe shumë zyrtarë të tjerë të institucioneve.
Konferenca do të mbahet në ndërtesën e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, duke filluar nga ora 10:00./PrishtinaPress.eu