Site icon PrishtinaPress

Kryeparlamentari Veseli vizitë zyrtare në Francë për liberalizimin e vizave

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Francë, për të kërkuar mbështetjen e Parisit zyrtar për përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave.

Gjatë qëndrimit në Paris, kryeparlamentari Kadri Veseli do të pritet nga drejtues të lartë të shtetit francez.

Kryeparlamentari Veseli do të pritet në takim të veçantë nga presidenti i Asamblesë Kombëtare të Francës, François de Rugy.

Në takim me homologun francez, kryeparlamentari Veseli do të diskutojë për bashkëpunimin ndërshtetëror dhe atë ndërparlamentar, ndërsa në mënyrë të veçantë për procesin e integrimeve evropiane të vendit, përkatësisht liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës gjatë këtij viti.

Delegacioni i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga kryeparlamentari Veseli, do të zhvillojë takim me kryetaren e Grupit të Miqësisë me Kosovën në Senatin francez, Marta de Cidrac, ndërsa do të priten në një takim edhe nga kryetarja e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme të Asamblesë Kombëtare të Francës, Marielle de Sarnez dhe zv/kryetari i Grupit të Miqësisë në Asamblenë Kombëtare, Joachim Son Forget.

Në këtë vizitë, kryeparlamentari Veseli shoqërohet nga përfaqësues të grupeve parlamentare në Kuvendin e Kosovës, nga pozita dhe opozita.

Exit mobile version