Site icon PrishtinaPress

Kryeparlamentari Veseli, vizitë zyrtare në Çeki

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Çeki.

Gjatë kësaj vizite, kreu i Kuvendit do të marrë pjesë në Forumin 2000, i cili mbahet në kryeqytetin çek.

Po ashtu, gjatë qëndrimit në Pragë, kryeparlamentari Veseli do të pritet në një takim të veçante nga homologu i tij çek, kryetar i Senatit të Republikës Çeke, Milan Štěch.

Në takim, të dy homologët do të flasin për marrëdhëniet midis dy vendeve, mundësitë e thellimit të bashkëpunimin ndërparlamentar, si dhe vazhdimin e mbështetjes së Republikës Çeke për Kosovën në të gjitha fushat.

Veseli gjithashtu do të zhvillojë edhe takime të tjera me përfaqësues të ndryshëm të politikës çeke.

Exit mobile version