Kryetari i Kuvendit të Kosovës të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga ambasadori i Kosovës në Zagreb, Gëzim Kasapolli, ka bërë homazhe dhe ka vënë kurorë lulesh tek “Muri i dhembjes” në Kompleksin e varrezave të heronjve në Zagreb.
Veseli pas homazheve ka thënë se populli i Kosovës dhe populli kroat kanë sakrifikuar shumë për liri dhe tani ndajnë vlera të përbashkëta pro perëndimore.
“Sot nderova sakrificën e popullit kroat për liri, ashtu siç e kujtojmë sakrificën e popullit tonë. Janë sakrifica të përbashkëta të një rrugëtimi qe e kemi pasur për liri. Si dy popuj kemi kaluar nëpër sfida, por në të njëjtën kohë kemi perspektiva të qarta të orientimit perëndimor drejt integrimit euro-atlantik, vlera këto që na bashkojnë me popullin kroat”, tha Vesel.
Po ashtu, kryeparlamentari Veseli bëri homazhe edhe tek varri i ish-presidentit të Kroacisë, Franjo Tugjman, thuhet në komunikatën për media