Site icon PrishtinaPress

Kryeopozitari serb: Vuçiq e pranoi Kosovën dhe statutin e Asociacionit, veç kërkoi të mos nënshkruajë

Kryeopozitari serb, Zdravko Ponosh tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka pranuar statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Bruksel dhe është angazhuar për njohjen e dokumenteve të Kosovës, ndërsa siç tha ai është në pritje të kryeministrit të Kosovës. Albin Kurti ta “shtyjë” statutin përmes Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Ponoš ka shkruar në “X” se Vuçiq e ka pranuar statutin e Asociacionit, “vetëm që të mos ketë nevojë ta nënshkruajë atë”.

“Ai u angazhua për njohjen e dokumenteve, institucioneve, simboleve të Kosovës… duke pritur që Kurti ta shtyjë Statutin në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. Ai garantoi se do t’i përmbushte dy gjëra edhe para afatit: doganën dhe targat – qysh më 15 nëntor”, shkroi Ponosh.

Prandaj, thotë ai, ri-regjistrimi në targat e Kosovës “tash po shkon shpejt”.

Ponosh shtoi se Serbia është një vend që ka “autoritetin më të lartë që i nënshtrohet shantazhit të jashtëm”.

Exit mobile version