Site icon PrishtinaPress

Kryendeshja mbyllet me barazim (Video)

Barcelona nuk ka arritur më shumë se një barazim në ndeshjen kryesore të xhiros së pestë në La Liga kundër Atletico Madridit (1-1).
Katalunasit nuk ishin në formën e tyre më të mirë në gjysmën e parë, mirëpo arritën të shënojnë një gol.

E gjitha erdhi falë një harkimi magjik nga Andres Iniesta, të cilin e priti në zonë Ivan Rakitic për të realizuar me kokë (41’) dhe me epërsi minimale Blaugranët shkuan në avantazh.
Mirëpo, Los Rojiblancos ia dolën që në fraksionin e dytë t’i nivelizonin shifrat. Angel Correa ishte realizues i golit të barazimit (62’).

Ishte interesante se porsa shënoi, golashënuesi u zëvendësua dhe në vend të tij u inkuadrua Fernando Torres.
Skuadra vendase e kërkoi fitoren deri në fund, mirëpo u desh të pajtohej me një pikë.
Barcelona është e treta në tabelë me tri pikë prapa liderit Real Madrid, derisa Atletico Madridi është një pozitë më poshtë me një pikë prapa katalunasve.
https://youtu.be/V2KsHMzDuxg

Exit mobile version