Tre persona janë arrestuar në Viti, pasi që kanë kryer 13 raste të vjedhjeve.
Policia mbrëmë ka informuar se të arrestuarit janë: N.S. (1997), A.Q. (2004) dhe S.Q. (2004).
“Arrestimi i tre të dyshuarve nga ana e hetuesve policor është bërë pasi që është arritur të sigurohen prova të mjaftueshme se të njëjtit dyshohet se në periudha të ndryshme kohore kanë kryer trembëdhjetë (13) raste të ,,Vjedhjeve’’ dhe ,,Vjedhjeve të rënda’’ në disa fshatra të komunës së Vitisë. Tek të dyshuarit si prova materiale për Gjykatë janë siguruar dëshmi të shumta të sendeve të cilat dyshohet se janë të vjedhura të cilat janë konfiskuar dhe në ditët në vazhdim do te ju kthehen pronarëve legjitim.”, ka informuar Policia.
Të njëjtit, pas arrestimit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës.
“Në lidhje rastit është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që tre të dyshuarit të ndalet në mbajtje për 48 orë për veprën penale ,,Vjedhje’’ dhe ,,Vjedhje e rëndë’’ dhe rasti me kallëzim penal do të procedohet në Prokurorinë Themelore Gjilan.”, ka shtuar tutje Policia.