Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka thënë se në Bruksel sa më kreativ e konstruktiv tregohej ai dhe ekipa e tij, aq më shumë ndëshkoheshin nga ndërmjetësi Miroslav Lajçak, shkruan GazetaDemos
“Sa ma konstruktiv e serioz na, aq ma të padrejtë e nervoz ata. Tash do me thanë unë kam besu që kreativiteti dhe serioziteti shpërblehen, e jo të ndëshkohen. Në negociatat konvergjente që qojnë drejt një qëllimi, do të duhej që konstruktiviteti dhe kreativiteti të shpërblehet, jo të ndëshkohet, po këtu kemi hy ne në negociata divergjente për shkak të asimetrisë nga ndërmjetësit”, ka thënë pos tjerash kryeministri Kurti./GazetaDemos/