Site icon PrishtinaPress

Kryeministrja Italiane shkon me traget në Vlorë, takohet me Ramën

Kryeministrja Italiane, Giorgia Meloni mbërriti në Vlorë me traget, aty ku u prit nga vetë kryeministri Edi Rama.

Pas mbërritjes në tokën shqiptare, kryeministrja italiane aktualisht është takuar me Ramën, ku janë takuar tek vilat qeveritare në qytetin bregdetar të Vlorës.

Kryeministrja Meloni ndërpreu pushimet e saj në një fermë pranë Ceglie Messapica në Puglia, ndërsa shoqërohet nga familja e saj për një vizitë në bregdetin e Vlorës, duke pranuar ftesën e kryeministrit Edi Rama.

Sipas burimeve së bashku me kryeministren është edhe bashkëshorti i saj Andrea Giambruno dhe vajza e saj Ginevra.

Sipas Corriere në agjendën e saj është edhe një vizitë në shtëpinë e Ramës, ndërsa ende nuk dihet se sa do të zgjasin pushimet në tokën shqiptare.

Prej muajsh Shqipëria po përballet me bum turistësh nga e gjithë bota, përfshi edhe italianët.

Kujtojmë se edhe ish-kryeministri britanik, Tony Blair ndodhet në Shqipëri, ai mbërriti në Himarë me helikopter mbrëmjen e së dielës./Top Channel/

Exit mobile version