0.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Kryeministrja e Italisë: Kemi përgjegjësi kundrejt vendeve të Ballkanit Perëndimor

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka thënë se kanë përgjegjësi ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ajo para fillimit samitit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Tiranë tha se janë të përkushtuar që të punojnë për ekonomi, siguri kibernetike dhe çështje të tjera.

Kryeministrja e Italisë është zotuar për mbështetje ndaj vendeve të Ballkanit.
“Kemi përgjegjësi kundrejt vendeve të Ballkanit Perëndimor. Sidomos më shumë edhe pas agresionit së Rusisë kundrejt Ukrainës. Është shumë e rëndësishme që të forcojmë procedurën për anëtarësimin e këtyre vendeve në Bashkimin Evropian dhe ka shumë çështje që duhet të punojmë së bashku për ekonominë, sigurinë kibernetike si edhe çështje të tjera. Ju e dini që Italia është plotësisht e përkushtuar. Do të përpiqemi që të bëjmë maksimumin për shumë çështje që kemi roaming dhe çështje të tjera që po diskutojmë. Siç e dini mund të mbështeteni për këtë tek Italia”, ka thënë ajo.

Samiti që po mbahet në Tiranë, po zhvillohet për herë të parë në territorin e një vendi të rajonit që nuk është pjesë e Bashkimit Evropian./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img