1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Kryeministrja britanike u takua me Erdogan në Ankara

Kryeministrja britanike Theresa May u takua me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, gjatë një vizite zyrtare në kryeqytetin turk. Tregtia dypalëshe dhe siguria ishin çështjet më të rëndësishme të axhendës së bisedimeve, teksa kryeministrja britanike kërkoi mbështetje në negociatat për t’u larguar nga Bashkimi Europian.

Vizita vjen një ditë pas takimit me presidentin amerikan Donald Trump, ku May mori mbështetje lidhur me bashkëpunimin ekonomik.

Kryeministrja mbërriti në Ankara për të nisur një grup të përbashkët pune që do të përgatisë terrenin për një marrëdhënie të re tregtare pas Brexit.

Sipas zëdhënëses së kryeministres britanike, liderët gjithashtu pritet të arrijnë një partneritet strategjik mbi sigurimin.

E pyetur nëse May do të ngrite shqetësime lidhur me të drejtat e njeriut që prej puçit të dështuar në korrik të vitit të kaluar, sekretarja e saj për shtyp tha se Britania ka shprehur “mbështetje për demokracinë dhe institucionet e Turqisë, pas grushtit të shtetit”.

Qeveria e May është e përqendruar në hedhjen e bazave për marrëveshje tregtare dypalëshe pasi Britania të largohet nga Bashkimi Europian – një proces që do të zgjasë të paktën dy vite, pas fillimit të bisedimeve zyrtare mbi këtë divorc në fund të marsit.

Zëdhënësja e May u shpreh se Turqia do të jetë vendi i 13’të që vendos një grup pune mbi tregtinë me Mbretërinë e Bashkuar. Vendi ishullor ishte destinacioni i dytë më i madh për eksportet turke në vitin 2015, sipas të dhënave të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img