Site icon PrishtinaPress

Kryeministrit Kurti i kërkohet të raportojë në Kuvend pas takimit me Vuçiqin

Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit iu është kërkuar që pas takimit që pati me 15 qershor në Bruksel me presidentin serb, Aleksandër Vuciq, të raportojë para deputetëve në Kuvend të Kosovës.

Këtë çështje e ka shtruar deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi që përmes një shkrimi në Facebook, ka pyetur se a do të raportojë Kurti para deputetëve.

Ajo tutje, ka thënë se është përgjegjësi e kryeministrit që të tregojë në detaje atë se cka është diskutuar në takimet në Bruksel.

“Disa ditë në Bruksel, disa takime atje, por kryeministri ende në heshtje. Pyetja ime për kryeministrin është se a do të raportojë në Kuvend për takimin me Vuçiqin dhe kur do të ndodhë kjo?

Është përgjegjësi shtetërore dhe morale ndaj qytetarëve qe kryeministri të tregojë në detaje për takimet në Bruksel, e jo që gjithçka të tentojë të përmbyllë me një status të vetëm në Facebook”, tha ajo.

Exit mobile version