0.7 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Kryeministrin e sfidon zëvendësi!

Vartësi i kryeministrit Isa Mustafa në Qeveri, Branimir Stojanoviq, thotë se do të vazhdojë lobimin kundër Ligjit për “Trepçën”, në kundërshtim me politikat e ekzekutivit të Kosovës. Nuk ka pasur raste të tilla në të kaluarën kur shefi i Qeverisë është sfiduar nga zëvendësi
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanovic, vazhdon ta sfidojë shefin e tij në Qeverinë e Kosovës, Isa Mustafën.
Përfaqësuesi i Listës Serbe në Qeveri nuk po zmbrapset së lobuari kundër Ligjit për “Trepçën”, të cilin tashmë e ka firmosur edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi, shkruan “Zëri”.
Për më tepër Stojanoviq nuk po pranon as të takohet me kryeministrin Isa Mustafa, ndonëse ky i fundit i ka ftuar për takim për të diskutuar pas vendimit për bojkotim të institucioneve qendrore të Republikës së Kosovës, si kundërshtim për miratimin e Ligjit për “Trepçën”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img