Site icon PrishtinaPress

Kryeministria për fjalimin e Kurtit në Davos: Të pranishmit uruan me entuziazëm përparimin e Kosovës

David Cameron, Secretary of State for Foreign, Commonwealth and Development Affairs of the United Kingdom, Nadia Fettah Alaoui, Minister of Economy and Finance of Morocco, Vera Songwe, Chair of the Board, Liquidity and Sustainability Facility, United Kingdom, Albin Kurti, Prime Minister of Kosovo, Espen Barth Eide, Minister of Foreign Affairs of Norway, David Miliband, President and Chief Executive Officer, International Rescue Committee, USA, Sara Pantuliano, Chief Executive, ODI, United Kingdom speaking in the Matching Finance to Need session at the World Economic Forum Annual Meeting 2024 in Davos-Klosters, Switzerland, 18 January. Accelerator. Copyright: World Economic Forum/ Greg Beadle

Kryeministri Albin Kurti, ditën e djeshme mbajti fjalën hyrëse në panelin e diskutimit “Përputhja e financave me nevojat” organizuar në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, e ku mori pjesë së bashku me Sekretarin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, ministren e Ekonomisë dhe Financave të Marokut, Nadia Fettah Alaoui, ministrin e Jashtëm të Norvegjisë, Espen Barth Aide, ish-Sekretarin për Punë të Jashtme të Britanisë, David Milliband, përfaqësuesin e Bankës Botërore, Juergen Voegele dhe ekonomisten Vera Songwe.

Në fjalën e tij, Kurti tha se “Kosova është një histori suksesi, e një vend që e ka ndërtuar veten në një demokraci edhe me ndihmën e miqve ndërkombëtarë”, mesazh ky që, siç thuhet në njoftimin për media të Kryeministrisë, u fuqizua edhe nga pjesëmarrësit e tjerë të nivelit të lartë në panel, si Sekretari Cameron dhe ministri Aide.

“Gjithashtu të pranishmit uruan me entuziazëm përparimin e Kosovës”, konstaton Kryeministria.

Kurti, gjithnjë sipas komunikatës, shtoi se “sidomos në vitet e fundit, vendi ynë ka treguar se progresi ekonomik dhe demokratik ecin krah për krah”, duke theksuar se “qëndrueshmëria është thelbësore për sukses të vazhdueshëm dhe stabilitet institucional”.

“Një vend përparon kur progresi ndihet nga qytetarët dhe kjo kombinohet me stabilitetin institucional. Pra, stabiliteti institucional qëndron më lart se stabiliteti politik dhe mundëson përparimin dhe qëndrueshmërinë e një progresi të tillë”, tha Kurti, duke potencuar se reformat demokratike të Kosovës janë të dokumentuara edhe ndërkombëtarisht.

Ai veçoi rolin e ndihmës për nxitjen e demokracive duke theksuar gjithashtu rëndësinë e një qeverisjeje demokratike lokale në mënyrë që kjo ndihmë të mbërrijë sa më shumë tek qytetarët. Theksoi dhe se si kombinimi i të dyjave do të jetë shtytës në tranzicione të rëndësishme për vendin, si investimet e gjelbra dhe rritja e mëtejshme.

Në përfundim të fjalës së tij, kryeministri tha: “Tre kategori të popullsisë po ndërtojnë progresin në vendin tonë: gratë, të rinjtë dhe punëtorët. Në të tri këto kategori, diaspora është gjithnjë e pranishme edhe me remitancat e së fundmi edhe me investimet e saj në ekonominë tonë”.

Exit mobile version