1.6 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Kryeministria jep detaje mbi takimin e Kurtit me admiralin Munsch

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti në takim ditën e sotme Komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, Admiralin Stuart Munsch.

Përgjatë bashkëbisedimit, diskutuan rreth zhvillimeve në vend e rajon dhe rreth situatës së sigurisë në përgjithësi. Duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit mes institucioneve tona të sigurisë e mbrojtjes me misionin e KFOR-it në Kosovë, Kryeministri Kurti shprehu gatishmërinë e vullnetin për bashkëpunim e komunikim të vazhdueshëm, në sajë të punës së përbashkët e në shërbim të paqes dhe sigurisë paralelisht me sundimin e ligjit dhe rendit.

Gjithashtu nënvizoi se shuma e përgjithshme e buxhetit të alokuar për mbrojtje në 2023-tën tejkalon nivelin prej 200 milionë euro, apo mbi 2% të Bruto Produktit Vendor, kriter ky për shtetet anëtare të NATO-s, kryeministri nënvizoi synimin e Republikës së Kosovës për anëtarësim në NATO. 

Kryeministri Kurti e falënderoi Admiralin Munsch për takimin dhe bisedën, si dhe kontributin pozitiv të KFOR-it dhe NATO-s. Në takim kryeministri shoqërohej dhe nga Zëvendëskryeministri i Parë, Besnik Bislimi, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla e Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenaq Rashiq, teksa Admirali Munsch shoqërohej dhe nga komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutas.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img