-3.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Kryeministri rumun i reagon Kurtit për ndeshjen Rumani–Kosovë: Po përpiqet kot ta kthejë fajtorin në viktimë

Kryeministri i Rumanisë, Marcel Ciolacu i është përgjigjur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i cili u dha mbështetje lojtarëve të Kosovës të cilët refuzuan të kthehen në fushë, pasi dolën për shkak të thirrjeve të tifozëve anti-Kosovë.

Ciolacu ka thënë se është e papranueshme që Kurti përzien politikën më sportin.

“Është totalisht e papranueshme ajo që po bën kryeministri i Kosovës, i cili përzien politikën me sportin dhe pretendon, pas gjestit të kombëtares së tij të futbollit për të braktisur ndeshjen kundër Rumanisë, se do të bëjë presion politiko-diplomatik për të na dënuar!

Zotëria e tij përpiqet më kot ta kthejë fajtorin në viktimë dhe – më seriozisht – kërkon të bëjë presion politik në forumin evropian të futbollit, duke shpresuar në një vendim iluzion!

I them drejtpërsëdrejti dhe qartë se sado që të mundohet nuk e deformon dot realitetin dhe se gjithsesi po shkon në rrugën e gabuar sepse politika nuk ka punë në sport”, ka thënë ai.

Ai është shprehur i bindur se që për atë çfarë ndodhi nuk janë fajtorë futbollistët e as tifozët rumunë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img