1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Kryeministri Rama tregon se kur do fillojë rruga e Arbrit

Gjatë një aktiviteti në qytetin e Dibrës për të falënderuar mbi rezultatin e zgjedhjeve kryeministri Edi Rama dha lajmin se punimet për Rrugën e Arbrit do të nisin para zgjedhjeve të 2017-ës.
“Ne s’do bëjmë ndonjë mrekulli as për Dibrën as për Shqipërinë, por do bëjmë atë që s’e ka bërë asnjë tjetër, do i përkushtohemi edhe më shumë Dibrës.
Dhe një gjë në fund, dje kam kaluar nuk e di sa orë me ambasadoren kineze. Për çfarë? Për Rrugën e Arbrit, se tani duhet thënë e gjithë historia, se erdhi Luli ju tha ja lamë gati Rrugën e Arbrit, se ça la gati Luli në punët e veta ju e dini mirë.
Ne gjetëm vetëm një marrëveshje në parim me një çmim katastrofik të pamundur, as projekt, as kontratë.
Në takimet që kam zhvilluar me kryeministrin kinez kryefjala ka qenë Rruga e Arbrit, për të bërë një kontratë serioze të besueshme që shteti shqiptar mund ta përballojë, se shteti shqiptar e ka të ndaluar të marrë borxh.
Po ju them që kush ju thotë që Rrugën e Arbrit s’duam ta bëjmë, apo s’e bëjmë dot, thjesht bën të njëjtin gabim që bëri PD një muaj këtu, ju merr juve për njerëz që s’mendoni me kokën tuaj.
Ju them vetëm kaq, që Rrugën e Arbrit ne do ta ndërtojmë dhe do fillojë të ndërtohet përpara zgjedhjeve të ardhshme të 2017-ës.
S’kam ardhur në Dibër për një periudhë të gjatë pas zgjedhjeve të 2013, se kam thënë do shkoj po ça t’u them? Dhe e kam takuar ambasadoren kineze më shumë seç kam takuar ambasadorin amerikan për reformën në drejtësi.
Dje ia thashë, nesër do ja them dibranëve sa shumë kemi ndenjur bashkë dhe kur do shkojmë bashkë për t’i thënë që punimet do fillojnë se edhe po nuk jeni ju dakord po s’e filluam bashkë unë do gjej mënyrën ta filloj edhe pa ju”, tha Rama.
Ndërsa kryebashkiaku i ri i Dibrës, Muharem Rama tha se avantazhi i thellë i votave i shton përgjegjësinë para qytetarëve të Dibrës.
“Gjatë fushatës janë hedhur mbi mua akuza si trafikant, po ku jam trafikant unë, kam punuar dhe vetëm kam shëruar e shërbyer me dinjitet qytetarët e Dibrës. Kanë akuzuar
 

 
edhe vëllezërit e mi, ka dalë një video që kanë shkuar persona te farmacia sikur gjoja ata japin para, por nuk shiten njerëzit në Dibër. Ata kane kerkuar pune dhe me fitoren time do mundohemi sa më tepër të hapim vende pune. Këto plagë do i shërojme me fillimin e punës sime”, tha kryebashkiaku i ri Rama.
“Ishte fushata për t’i dhënë besim dikujt që nuk ishte material importi por ishte bio. Takova gra, burra të moshuar, që prisnin për të gjetur mundësinë të hynin në këtë sallë.
Mendoj si ka mundësi që pas një verdikti kaq të qartë dhe një diference kaq të thellë një parti që për kaq shumë vite ka marrë besimin e dibranëve, t’u kthehet dibranëve me atë gjuhë dhe të akuzojë një popull të tërë si të ishin bagëti që dilnin nga parcelat e hashashit dhe jo njerëz familjarë që morën një vendim që është shumë i thjeshtë për tu lexuar.
Një parti që pasi sheh që nga numërimi merr vetëm opingën e Sheros, i turret dibranëve duke i akuzuar si bashkëpunëtor të krimit. S’dua të lë pa falenderuar edhe ata që pavarësisht se s’votuan Muharremin, morën pjesë në këtë proces demokratik”, tha kryeministri Rama.
Nuk kanë munguar batutat e Ramës.
“S’kam ardhur në Dibër për një periudhë të gjatë pas zgjedhjeve të 2013, se kam thënë do shkoj po ça t’u them? Dhe e kam takuar ambasadoren kineze më shumë seç kam takuar ambasadorin amerikan për reformën në drejtësi.
Dje ia thashë, nesër do ja them dibranëve sa shumë kemi ndenjur bashkë dhe kur do shkojmë bashkë për t’i thënë që punimet do fillojnë se edhe po nuk jeni ju dakord po s’e filluam bashkë unë do gjej mënyrën ta filloj edhe pa ju”, u shpreh kryeministri.
Përfaqësuesi i PDIU-së, Qamil Lata i cili në fushatën elektorale në Dibër mbështeti kandidatin e majtë Muharrem Rama, i kishte kushtuar një këngë Lulzim Bashës.
“O Lul Basha more hutaq s’rrifet Dibra mor me kërbaç/ O Lul Basha  more krejeshnek s’mbahet Dibra mor me kamxhik”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img