Site icon PrishtinaPress

Kryeministri premton mbështetje për komunitetin boshnjak në Kosovë

Qeveria e Kosovës ka shënuar Ditën e Komunitetit Boshnjak në vendin tonë.
Në organizimin e sotëm për nder të kësaj dite, i pranishëm ishte edhe kryeministri Isa Mustafa, i cili tha se historia e Komunitetit Boshnjak është histori e bashkëjetesës.
Madje, thotë se është histori e ndërtimit të raporteve pa urrejtje dhe me bashkëpunim.
Kryeministri ka deklaruar se festa e boshnjakëve është festë jo vetëm e tyre, por e gjithë Kosovës.
Ai premtoi bashkëpunim dhe mbështetje të mëtejshme për këtë komunitet.

Exit mobile version