Site icon PrishtinaPress

Kryeministri nuk sheh arsye në mosbesimin e opozitës ndaj qeverisë

Mocioni i Nisma për Kosovën për zgjedhje të parakohshme, sipas kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa është e drejtë e opozitës.

Megjithatë, shefi ekzekutivit nuk sheh arsye ku opozita mund të bazoj argumentet për mosbesim ndaj Qeverisë.

“Nuk shoh asnjë arsye që të kenë argumente për të bazuar mosbesimin ndaj qeverisë. E kemi realizuar planin qeverisës. E kemi arritur në fushën e ekonomisë, edhe më shumë se që e kemi premtuar në planin qeverisës”, ka thënë Mustafa në Rubikon të KTV-së.

Exit mobile version