3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

“Kryeministri nuk po sulmon askënd”, Basha i del në krah Kurtit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, foli në lidhje me qëndrimin që ka mbajtur kreu i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, ndaj BE-së.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se Kurti nuk po sulmon askënd ndërsa tregoi se pse emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak po tregohet i njëanshëm në lidhje me palët.

“Kosova dhe Serbia kanë një marrëveshje me 11 pika dhe nga këto pika është dhe pika e 10 ku thuhet se duhet të respektohen të gjitha marrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë, Fakti që Lajçkak kërkon të implementohen vetëm një marrëveshje, do të thotë se Kurti po thotë se kemi një marrëveshje dhe duhet të zbatohet e gjithë marrëveshje”.

“Fakti që Lajçak i shtyn përpara kërkesat e Serbisë kjo do të thotë se është i njëanshëm. Lajçak ka kërkuar të ketë sanksione Kosovës por jo Serbisë. Kurti nuk po sulmon asnjë”, tha ai.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img